Hashim Thaçi sot ka folur për zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Thaçi ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është në interes te dy shteteve por ka edhe ndikimin e vet pozitiv në rajon.
Ai tutje ka shtuar se ky proces është i ndjeshëm, kompleks dhe i debatueshëm edhe në rrafsh ndërkombëtar.
“Në kuadër të kësaj mund të krijohen opinione pro apo kundër kësaj marrëveshje. Mirëpo ajo se çfarë eshtë e rëndësishme është së të gjithë janë pro dialogut dhe negociatave. Edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia do ta mbeshtetnin një marrëveshje që sjellë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë. Të gjithë e dijnë që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja aq më mirë është për të ardhmen evropiane të të dy vendeve”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.
Thaçi ka theksuar se nuk mund të ketë njohje reciproke pa demarkimin e kufijve.
“Korrigjimi i kufijve nënkupton njohje direkte nga Serbia për pavarësinë e Kosovës, e kjo nënkupton njohje të vendeve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Kërkesa e lidershipit të Luginës është e drejtë e saktë dhe me kohë, dhe njëkohësisht shpreh vullnetin e qytetarëve. Prandaj do të ishte me shumë rendësi qe ekipi negociator të funksionalizohet, në mënyrë që të lëvizet përpara”, ka deklaruar presidenti.






































