Thaçi paralajmëron fundin e karrierës politike: Pas mandatit si president do të…

01.04.2020 21:53:49

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar planet e tij pas përfundimit të mandatit si president i vendit.

Thaçi ka thënë se pas mandatit si president, ai do t’i kthehet familjes dhe jetës si qytetar jashtë politikes, ndonëse më parë kishte thënë se do të kandidojë përsëri për president të vendit.

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar”, është shprehur Thaçi.

“Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës”, ka thënë Thaçi në emisionin Pressing të T7.