Thaçi për Holokaustin: Shqiptarët luajtën rol të madh për mbrojtjen e hebrenjve

26.01.2018 15:52:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot viktimat e holokaustit, të cilësuar si njërin ndër krimet më të mëdha kundër njerëzimit ndaj Hebrenjve.

Thaçi, përmes llogarisë së tij në Twitter ka shkruar se Shqiptarët kanë luajtur një rol të madh për kalimin e sigurtë të Hebrenjve në Ballkan, dhe se shumë Hebre nga Kosova kanë dhënë një kontribut të madh për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Duke kujtuar ditën e përkujtimit të Holokaustit. Shqiptarët gjithandej Ballkanit kanë dhënë një kontribut të madh në kalimin e sigurt të tyre, ashtu siç dokumenton “Besa” e Norman Gershman.Ne kemi humbur shumë Hebrenj Kosovarë, dhe tani do të kujtojmë prezencën e tyre historike dhe kontributin në tokat tona”, shkruan Thaçi në Twitter.