Thaçi përkujton viktimat e masakrës së Rezallës: Kosova kurrë nuk do ta...

Thaçi përkujton viktimat e masakrës së Rezallës: Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë”

05.04.2020 09:10:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e masakrës së fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt, ka kujtuar të rënët duke thënë se kjo ishte një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të pa armatosur pësuan kryesisht burrat”.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës. Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë”, ka shkruar Thaçi