Thaçi përuron Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj

08.06.2017 19:43:53
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me autoritet komunale, me mjekë ka përuruar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

“Edhe kjo qendër madhështon Skenderajn dhe është mesazhi i Kosovës së re, i Kosovës evropiane”, ka shkruar Thaçi.

“Punëtorët e shëndetësisë nga sot do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët në Skenderaj”.