Thaçi: Sali Berisha ka punuar që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë

20.05.2019 22:42:04

 Thaçi, ka sulmuar sërish shumë ashpër Sali Berishën.

Ai ka thënë që gabimi më i madh i tij ka qenë që e ka trajtuar seriozisht Sali Ramë Berishën.

“Ju ftoj që ta bëni një kolegjium të mjekëve që ta trajtojnë gjendjen e tij, për të cilën unë ndjej keqardhje, jo t’i merrni seriozisht deklaratat e tij”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se Berisha është argat i Sllobodan Millosheviqit prej 3 dekadash dhe po bën përçarësin e politikës shqiptare, duke përqafuar idetë antikombëtare.