Thaçi: Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ishin kryengritësitë e parë antikomunistë në Evropë

23.02.2017 15:55:57

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për Akademinë Përkujtimore në 72 vjetorin e rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.

 

Postimi i plotë:

Në Akademinë Përkujtimore për 72 vjetorin e rënies së tyre, komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica i kujtuam me nderimin më të lartë institucional.

Ata ishin një binom i rezistencës së parë, i kryengritjes së parë antikomuniste në Evropën Juglindore. Ishin dy personalitete të moshave të ndryshme që i bashkoi fati i njëjtë, radhitja në anën e popullit të pambrojtur për të cilin nuk kursyen asgjë.

Vetëdija historike e shqiptarëve të Kosovës, në kontekste të ndryshme, ka qenë udhërrëfyes i pagabueshëm për realizimin e synimit shekullor.

Do t’i nderojmë gjithmonë të gjitha figurat që dhanë kontribut për lirinë tonë. HTH

polluzha1polluzha2polluzha3polluzha4