Thaçi: Shtyrja e ratifikimit të demarkacionit e minon të ardhmen evropiane të Kosovës

18.08.2016 20:02:22

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, la mesazhe të qarta gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Një prej tyre është se vendi duhet t’u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare të arritura, përfshirë edhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Pas vizitës së tij, që konsiderohet shumë e rëndësishme për vendin, presidenti Hashim Thaçi sonte i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Republikës, duke folur për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë.

“Çdo vonesë për ratifikimin nga Parlamenti i Kosovës e minon të ardhmen evropiane të Kosovës. I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytearët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen”, ka deklaruar Thaçi.

“Por, ky nuk është dëmi i vetëm. Ky do të ishte vetëm dëmi i fillimit që do të pasohej nga të tjerë sepse nëse dështojmë në ratifikimin e marrëveshjes, atëherë do të vonohemi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe shtyhet për një kohë të pacaktuar procesi i integrimit në NATO”, ka thënë Thaçi. “Për më tepër, askush në botë nuk na përkrah në acarimin e raporteve me vendin fqinj që gjithnjë na ka përkrahur, siç është Mali i Zi, i cili ka marr ftesë që të bëhet anëtar i NATO’s. Ne duhet të vazhdojmë raportin strategjik të fqinjësisë dhe vlerave euroatlantike me Malin e Zi. Ne nuk mund të korrigjojmë padrejtësitë historike tani, të cilat i dimë shumë mirë por duhet ta sigurojmë të ardhmen euroatlantike. Edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit duhet të implementohet. E kjo do të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, është shprehur preside