Thaçi takohet me Bahtirin: Bashkimi i Mitrovicës, proces i pandalshëm

22.01.2019 17:21:22

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi nëpërmjet në postimi në rrjetin social facebook.

Thaçi ka vlerësuar se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.

Ai ka thënë se tani e kanë radhën të veprojnë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca, transmeton Telegrafi.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Për bashkimin e Mitrovicës, ditë më parë Agim Bahtiri ia kishte dorëzuar peticionin krytarit të Kuvendit, Kadri Veseli.