Thaçi takohet me Vuçiq të hënën

01.07.2017 12:18:06

Të hënën në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Faqja e internetet e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se të hënën pritet që të zhvillohet një takim ndërmjet Frederaica Mogherinit dhe përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Siç thuhet në këtë njoftim,  palët do të shkëmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut dhe normalimizin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, transmeton Indeksonline

Poashtu, kjo treshe pritet të diskutojë edhe rreth zhvillimeve në regjionin e Ballkanit Perëndimor.