Gjatë këtij takimi Thaçi dhe Hahn kanë biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane si dhe për liberalizimin e vizave, përcjell lajmi.net.
Thaçi përmes një postimi në Twittet ka bërë të ditur se me Hahn ka biseduar për rëndësinë e një vendimi të shpejtë për liberalizimin e vizave për kosovarët
”Bisedova me Komisionerin Johannes Hahn mbi çështjen e nevojës për angazhim të fortë në Bruksel si dhe angazhim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në Prishtinë. Shpreha nevojën thelbësore për një vendim të shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapat e ardhshëm vendimtar për të përmbushur agjendën evropiane”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, Thaçi sot është takuar edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Thaçi i ka thënë Tusk se pas plotësimit të të gjitha kritereve, ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare.