Thaçi tregon “temat” e takimit të nesërm me Vuçiqin

02.07.2017 23:00:41

Nesër në Bruksel do të mbahet një takim mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Takimi i nesërm mund të jetë mundësi e një fillimi të një faze të re të dialogut në një kornizë të re politike, që do të jetë përmbyllëse; do të jetë më dinamike dhe do të çonte në normalizim e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore – të fqinjësisë së mirë e të pajtimit Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

Takimi, i ndërmjetësuar nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, pasohet nga takimet joformale në margjinat të Samitit të Dubrovnikut.

Para takimit Thaçi ka përshëndetur iniciativën e Serbisë për heqjen e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, për të cilën ai uron që kjo të ndodhë.