Thaqi me urim për besimtarët krishterë

31.03.2018 11:05:56
Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët e krishtere për Festën e Pashkëve.

Urimi i plotë më poshtë:

Të gjithë besimtarëve të krishterë u shpreh urimet më të mira për Festën e Pashkëve.

Festat fetare gjithmonë shërbejnë për ta kujtuar faktin që jetojmë në një botë edhe me diversitet besimesh që respektojnë njëri tjetrin.

Fryma e tolerancës, paqja, solidariteti dhe mirëkuptimi janë vlera të përbashkëta të njerëzimit.

Kosova me dinjitet i ka kremtuar dhe do t’i kremtojë festat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë fetare.