Thellohet tragjedia! Vdes pas 17 orësh nën rrënoja i riu në Thumanë

26.11.2019 23:27:29

Është thelluar sërish bilanci i viktimave nga tërmeti dramatik që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Mësohet se 37-vjeçari Klement Cupi ka humbur jetën nën rrënojat e një pallati në Thumanë.

I riu me ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.

I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.

37 vjeçari Cupi ka qenë në shtëpi me dy prindërit dhe vëllain. I vëllai është në spital dhe fatmirësisht ka shpëtuar. Ndërsa prindërit dyshohet se janë nën rrënoja.