Theren me thikë dy persona në Prishtinë

08.03.2020 11:52:25

Dy persona janë therur me thikë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Xheladin Hana”, ku viktimat kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur.

Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.