Theresa May ndjek hapat e Margaret Thatcher (Foto)

11.08.2016 16:09:09

Theresa May ka vendosur të shkojë në Zvicër për të bërë ecje nëpër bjeshkë, në pushimin e saj të parë qëkur është zhvendosur në rrugën Downing.

Kryeministrja ka filluar një pushim 13 ditor, duke lënë kancelarin Philip Hammond në detyrë në Westminster.

May dhe burri i saj Philip janë tifoz të mëdhenj të ecjes në bjeshkë, dhe vizitojnë Alpet Zvicerane për dekada me radhë.

Zgjedhja e vendit për disa ditë pushimi nxit krahasime me Margaret Thatcher, gruan e vetme kryeministre të Britanisë së Madhe, e cila kalonte pushimet e saj në Graubunden.