Theret me thikë një nxënës në Mitrovicë

22.09.2016 17:19:20

Rreth orës 16;00 është raportuar se në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë në afërsi të shkollave të mesme, një person i moshës 17 vjeçar, ka pësuar lëndime si pasojë e plagëve të pësuara nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë thike.

Viktima pas ndihmës së parë në spitalin e Mitrovicës është dërguar për në QKU, deri më tani policia ka identifikuar një të dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Sipas të dhënave të para viktima dhe sulmuesi janë nxënës të shkollës së mesme.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi rajonal i Policisë në Mitrovicë Avni Zahiti.