Një therje me thikë ka ndodhur në Prishtinë sot rreth orës 17:00.
Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se rasti ka ndodhur në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani.
Nga ky rast, një i mitur i moshës 17 vjeçare ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, derisa policia po kërkon të dyshuarit.
“Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin.”, tha Ahmeti.
Nuk dihet ende nëse ka një ose më shumë të dyshuar për rastin.







































