Thirrje për ndihmë/ Qytetarët të bllokuar brenda makinave në aksin Peshkopi-Tiranë, temperaturat -10

06.01.2017 18:07:10

Shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar brenda makinave të tyre në aksin Peshkopi – Tiranë për shkak të reshjeve të shumta të borës që kanë arritur deri në 1 metër.

Qytetarët u bëjnë thirrje për ndihmë autoriteteve shtetërore pasi kanë mbetur në mes të rrugës për shkak të bllokimit.

Ata thonë se po qëndrojnë brenda automjeteve, por temperaturat janë shumë të ulëta duke kapur shifrën e -10 gradë celsius.

Lëvizja në këtë segment rrugor është bllokuar në të dy kahët e lëvizjes.