T’i bojkotojmë dyqanet që shesin produkte të frikshme të “Halloween-it”, u tha Musliu qytetarëve

19.10.2016 20:39:11

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar për produktet e “Halloëeen” që po vendosen nëpër supermarkete në Kosovë.

Sipas Musliut, fotografia që tregon këmbët dhe duart e prera dhe të mbuluara më gjak nuk duhet të ekspozohen për fëmijët e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ajo thotë, se pamjet e tilla nxisin dhunë e terror, njëkohësisht kërkon nga qytetarët që të bojkotojnë këto dyqane që mbajnë produkte të tilla.

Ja postimi i plotë:

“Kjo pamje s’do koment!!! Tani kur ne vendin tone eshte bere tradite te festohet “Halloëeen” dhe femijet vershojne neper dyqane kjo eshte pamja e fundit qe do duhej tu servohej. Femijet e Kosoves nuk kane nevoje per pamje te tilla. Ata meritojne nje bote me te hareshme. Keto pamje nxisin dhune e terror. Nese nuk kemi mundesi ta ndalojme shitjen dhe ekspozimin e ketyre produkteve atehere kemi mundesi ti bojkotojme keto dyqane deri ne Nentor.

P.s Foto eshte realizuar ne nje nga supermarketet ne Prishtine”, shkruan ajo.