Tifozët e Barçës i tremben Juves: Më lehtë ndaj Real Madridit

16.03.2017 15:30:11

Në anketën e gazetës katalanase, “Sport”, ku kërkohej të vilej mendimi i tifozëve të Barcelonës, se cilin nga çerekfinalistët dëshirojnë kundërshtar në raundin në fjalë të Ligës së Kampioneve, vetëm 2% zgjodhën ekipin e Allegrit.

Më shumë vota të tyre shkuan për Real Madrid (43%) dhe Leicester (38%). Pra, tifozët e Messit me shokë, që bënë atë përmbysje historike ndaj PSG-së (4-0, 6-1), nuk duan që goglat e shortit të ditës së nesërme t’iu rezervojnë Juventusin si rival të radhës në Champions. Mesa duket, frika e një “hakmarrjeje” (pas fitores në finalen e vitit 2015) është prezente. Këtë e paralajmëronte edhe Bonucci ditën e djeshme, ku lutej që të përplasej me katalanasit në çerekfinale, në mënyrë që të kishin mundësi hakmarrjeje për finale e sipërcituar. Por, gjëja më e habitshme e këtij sondazhi është se shumica e votave të tifozëve të Barcelonës (43%) shkuan për rivalin e tyre të përjetshëm, Real Madridin. Një “El Clasico” në këtë raund të kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë, me siguri do të ishte një vitrinë e mrekullueshme për futbollin spanjoll. Siç thamë edhe më lart, ekipi i dytë i preferuar është Leicester (38%), në letër i quajtur i dobët, por në futboll s’ka asgjë të qartë dhe të sigurtë. Alternativat e tjera, Monaco, Bayern Munich dhe Atletico Madrid vijnë para asaj më pak të votuar, Juventusit