Tifozët kanë kritikuar Georginio Wijnaldum, pasi kapiteni i Liverpoolit duket se nuk reagoi fare te goli i tretë i shënuar nga Real Madridi të martën në mbrëmje.
Shpresat e Liverpoolit për t’u bërë kampione e Evropës për herë të shtatë morën një goditje të madhe në ndeshjen e parë të çerekfinales së tyre, pasi Reali i mposhti 3-1 në Estadio Alfredo Di Stefano.
Skuadra e Jurgen Klopp u tregua e dobët në pjesën e parë dhe shkoi në pushim me disavantazh 2-0.
Ata u përmirësuan në pjesën e dytë duke shënuar shpejt një gol pas pushimit, por loja e tyre ra përsëri dhe pranuan një gol të tretë.
Tifozët ishin ata të cilët kritikuar mesfushorin holandez për mos-reagim, pasi sipas tyre ai qëndroi në vend dhe nuk bëri asgjë të pengonte apo mos lejonte brazilianin të godiste topin.