Tim Judah: Thaçi kurrë nuk ka qenë në pozitë më të dobët…

30.08.2017 21:47:44

Analisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në “në koma”.

Siç ka thënë ai, dialogu është “në komë” marrë parasysh se që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2015 nga katër marrëveshjet e arritura vetëm njëra është implementuar.

Ai për “blic” ka thënë se dialogu është “pikërisht në problem të madh” dhe ka theksuar se nga marrëveshja e para dy vjetësh vetëm ajo për telekomin ka filluar të zbatohet.

Sipas tij, në ndërkohë ka ndryshuar konteksti politik në Beograd dhe në Prishtinë, dhe siç ka thënë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është më i fortë së kurrë), kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi “kurrë nuk ka qenë në pozitë më të dobët”.

Judah shton se dobësimi i Thaçit do të thotë se do të jetë vështirë implementimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel pa një mbështetje të fuqishme të parlamentit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini do të bisedojë nesër në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi.