Time Kadriaj: Në formë selektive, ministri Vitia i liroi nga karantina aktivistët e VV-së

02.05.2020 18:14:25

Pas reagimeve të shumta për publikimin e diagnozës së pacientëve që u liruan nga karantinë, e për të cilët ajo thotë se janë aktivistë të VV-së, ka folur edhe njëherë deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë pacientët në fjalë, janë dërguar njërherë në karantinë, nga ku më pas në formë selektive janë liruar në ambiente private.

Ajo ka kërkuar që të tregohet përshkrimi i ekspertëve se pse ata janë liruar nga aty, e po ashtu i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë vendimin selektiv të minsitrit Vitia.

Postimi i plotë:

Të gjithë të apostrofuarit kanē zbritur në airoport dhe janē karantinuar, pastaj vendimi i ministrit në formen selektive si po i dergojka nē ambientet private.
Nëse koke ba mjeke tregoje pershkrimin e eksperteve.
Po nejse ti t’gjitha i dinë.
Thirrje prokurorisë ta hetoj vendimin selektiv te ministrit Vitia!.