Time Kadrijaj: Nuk e votojmë Demarkacionin, pavarësisht thirrjeve

13.04.2017 20:01:50
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se pavarësisht deklaratave të senatorit amerikan John McCain, se duhet ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi, deputetët e AAK-së nuk do e votojnë këtë version të kësaj marrëveshje.

Në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ajo ka folur edhe për vendimin e Gjykatës në Francë për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se presin që ai të kthehet në Kosovë shumë shpejt ngase siç tha ajo Haradinaj është gardian i Kosovës. Moslirimi i Haradinaj sipas deputetes Kadrijaj do sjellë destabilizim të situatës.