Tipet e avionëve të shteteve anëtare të NATO-s që bombarduan Jugosllavin

17.05.2021 23:42:15

 

Nga Skender Jashari

Gjatë Operacionit Forcat Aleate, në konfliktin e Kosovës, tre palë ndërluftueseishin në terren, dy prej tyre UÇK-ja dhe forcat jugosllave ishin në operacione ushtarake tokësore, kurse forcat ajrore të NATO-s, ekskluzivisht ishin në operacione ajrore.[1]

Kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, kundër Jugosllavisë, në vazhdimësi kërkohej të ishte perfekte dhe pagjakderdhje, e kjo në vazhdimësi theksohej nga zyrtarët e NATO-s.[2] Duke qenë se shumica e vlerësonin fuqinë ajrore sa i përket që nuk ka gjakderdhje të sulmuesit dhe me kosto më të ultë të fitores me sulme precise, por në realitet fushatat e tilla janë me kosto të lartë dhe me benefite të vogla,[3] si dhe me rezultate të vonueshme.

Edhe pse NATO, ende nuk i ka publiku të gjitha informatat në lidhje me sulmet që ka kryer, me tipet e avionëve që i kanë kry ato sulme, me tipet e armëve dhe municioneve, përfshirjen e inteligjencës në kampanjë, por edhe sulmet sipas shteteve anëtare të NATO-s dhe avionët mbështetës, duke e bërë të ketë mungesë të detajuar për to.[4]

SHBA, ishte vendi që edhe në rastin e Luftës së Kosovës, dëshmoi që qëndroi në anën e drejtë të historisë, duke mbrojtur civilët e pafajshëm që vriteshin, masakroheshin e dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Duke filluar nga përpilimi i planit të Operacionit Forcat Aleate, e pastaj duke bindur edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, si dhe duke bartur barrën kryesore të këtij operacioni. Fillimisht Operacioni Forcat Aleate, filloi me 210 avion të SHBA-së dhe me 161 avion të anëtarëve të tjerë të NATO-s, e që më 9 qershor numri i avionëve të SHBA-së ishte në 785, kurse i anëtarëve të tjerë të NATO-s, ishte në 342.[5]  Në total kanë marr pjesë 829 avion, nga 14 vende të NATO-s,[6] disa burime japin shifrën prej 1055 avionëve dhe helikopterëve që janë përfshirë në Operacionin Forcat Aleate.[7] Në ditët e fundit të konfliktit, SHBA përdori në total 24 baza ajrore në Europë, prej tyre 3 në Britani,1 në Spanjë, 2 në Francë, 4 në Gjermani, 6 në Itali, 2 në Hungari, 1 në Greqi dhe 2 në Turqi.[8]

Figure 1. Tipet e avionëve amerikan që bombarduan Jugosllavinë.