Tirana kthehet në qytet “i vdekur”, nuk sheh asnjë person në rrugë

11.03.2020 23:53:09

15 persona rezultojnë të prekur me koronavirus në Shqipëri deri në këto momente, ndërsa sot u shënua edhe viktima e parë

Përkeqësimi i situatës, shtimi i rasteve dhe marrja e masave ekstreme nga institucionet, ka bërë që qytetarët të shtojnë kujdesin dhe të evitojnë daljet. Siç shihet në fotot e mëposhtme që sjell Gazeta SHQIP, Tirana është si kurrë më parë

E mërkura në mbrëmje e gjeti kryeqytetin të zbrazur plotësisht nga njerëzit, ndërkohë që nuk ka as automjete në qarkullim. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.