Tiranë/ 34 pacientë me koronavirus në Infektiv, 4 prej tyre në gjendje të rëndë

19.04.2020 11:16:21

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga 222 pacientë të sëmurë aktivë të infektuar me koronavirus në vendin tonë, numërohen të shtruar në spital 42 prej tyre.

Në spitalin Infektiv vijojnë të marrin trajtim mjekësor 34 pacientë, ndër to 6 janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 të tjerë në pavion.