Tiranë, autobusi përplas 14-vjeçarin

28.11.2016 11:32:11

Një 14-vjeçar është përplasur nga autobusi i linjës së Shkozës ditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur te Ministria e Jashtme.

Autobusi me targa TR 7122 U me drejtues shoferin me inicialet A. K. ka aksidentuar 14-vjeçarin me inicialet E.B, i cili është dërguar në spitalin e Traumës i plagosur.

Policia ka ndaluar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.