Tiranë, autobusi urban përplaset më makinën

03.02.2017 21:16:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Laprakës në Tiranë.

Një makinë tip “Golf” është përplasur me një autobus.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për të plagosur, por përplasja ka shkaktuar mjaft panik tek pasagjerët dhe ka pasur vetëm dëme materiale.

Hetimet pritet të zbardhin edhe dinamikën e aksidentit.