Tiranë, bie aksidentalisht nga ura; vdes 66-vjeçarja

26.11.2016 14:32:44

Gruaja tenton të kalojë urën, por rrëzohet dhe humb jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në  urën e varur që lidh Valiasin me Laknasin.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasja Xhuma Neziri, 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ka rënë aksidentalisht nga ura.

Si pasojë e rënies ka gjetur vdekjen. Trupi i viktimës është gjetur dhe nxjerrë nga shërbimet policore në afërsi të vendit të njohur si “Plepat e Brukës”.