Tiranë, grabitet me armë farmacia

25.03.2017 22:44:50

Menjëherë pas grabitjes, policia ka shkuar në skenën e krimit me shpresën se do të gjejnë të dhëna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Pritet që grupi hetimor të vëzhgojë kamerat e sigurisë të instaluara pranë farmacisë, për të kuptuar se nga kanë ardhur autorët e krimit dhe se nga kanë shkuar. Ndërkohë, vendi ku ka ndodhur grabitja, po ekspertohet nga policia, me shpresën se do të gjejnë ndonjë provë identifikuese për autorët.