Tiranë, gruaja përplaset nga makina

07.03.2018 20:56:00

Një grua është përplasur nga një makinë këtë pasdite në kryeqytet te zona e ish stacionit të trenit.
E aksidentuara, rreth 30 vjeçe është dërguar në spital. Burime spitalore thanë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.