Tiranë: I riu var vetën në oborrin e shtëpisë

01.05.2018 19:54:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një i ri i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së tij, ku 29-vjeçari është gjetur i varur.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj të ngjarje të rëndë.

“Më datë 01.05.2018, në rrugën “Shemsie Haka”, në oborrin e banesës nga familjarët është gjetur i vetëvarur shtetasi M.P., 29 vjeç. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.