Tiranë, ndizen dritat e pemës së festave të fundvitit

06.12.2016 19:05:51

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga disa fëmijë ndezi dritat e pemës së Vitit të Ri në sheshin “Nënë Tereza”.

“Në këto ditë festimesh duhet më shumë vëmendje nga shoqëria ndaj shtresave në nevojë.”, tha Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ndryshe nga një vit më parë, këto festa e gjejnë Tiranën më të pastër dhe me më shumë investime.