Tiranë, plagosje me armë zjarri pranë gjimnazit ‘Partizani’

21.07.2017 09:17:59

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘4 Dëshmorët’ përballë gjimnazit ‘Partizani’.

Sipas dëshmive nga vendngjarja personi i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në një lokal.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në krim.