Tiranë, po përgatisnin të kryenin një gjakmarrje, arrestohen 4 persona

13.11.2016 11:21:50

Policia e Tiranës ka mundur të shmangë një vrasje, duke vënë në pranga 4 persona. Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Edmond Marku, Klodian Koca, Artur Shehu dhe  Blindim Isa.

Këta persona janë arrestuar në flagrancë teksa përgatisnin një armë me silenciator, të cilën dyshohet se do ta përdornin për të vrarë një person për hakmarrje…