Tiranë, shpërthim me eksploziv në një makinë

Tiranë, shpërthim me eksploziv në një makinë

18.10.2019 10:27:52

Një sasi eksplozivi ishte vendosur në automjetin e shtetasit Artion Bylyku. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani”.

Ora News raporton se makina ishte me targa gjermane, ndërsa gjithçka është kuptuar nga vetë pronari i makinës.

Eksplozivi i vendosur ishte i destinuar të shpërthente në momentin që ndizet makina, por duke qenë makinë luksoze është aktivizuar në momentin që pronari ndodhej në distancë.

Pronari menjëherë ka njoftuar policinë, e cila me ndihmën e forcave të xhenios kanë bërë shpërthimin e komanduar të sasisë së eksplozivit.

“Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale”, sqaron policia.

Policia po heton në pistën e ndonjë konflikti të mundshëm të Artion Bylykut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.