Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se Preng Luka, 22 vjeç, banues në Tiranë më datë 14.01.2017, rreth orës 21:55, dyshohet se në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kryer vjedhjen me dhunë të një kioske, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 24.000 lekë të reja.”
“Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 04.01.2017, në rrugën Egnatia, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër i ka marrë me forcë shtetasit M.D., telefonin e markës “Samsung” dhe orën e dorës të markës “Pateke-Filip”.”
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga Neni 139 i Kodit Penal.






































