Tjetër tërmet i fuqishëm godet ishujt Solomon në Paqësor

09.12.2016 21:32:44

Një ditë pas tërmetit të fortë prej 7.7 ballë, një tjetër lëkundje sizmike ka goditur ishujt Solomon në Paqësor.

Tërmeti është regjistruar me magnitudë 6.9 duke shkaktuar dridhje të forta.

Qendra për Paralajmërimin e Cunamit në Pacifik njofton se pavarësisht tërmetit të fortë, nuk pritet cunami që të godasë ishullin.