Tollovi e qytetarëve për t’u vaksinuar në sallën “1 Tetori”, policia mban rendin

14.05.2021 11:31:08

Për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç  në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Mirëpo, sot në sot në orët e hershme të mëngjesit kjo ka shkaktuar grumbullim të madh të njerëzve që duan të vaksinohen.

Kjo tollovi shihet edhe përmes disa fotografive, ku turma e madhe e njerëzve nuk është duke respektuar distancën prej një metër për shkak të infektimit me coronavirus.

E për shkak të këtij interesimit të madh si dhe tollovisë së njerëzve, ka obliguar që pjesëtarë të Policisë së Kosovës të jenë prezent për të mbajt rendin