Tomë Gashit nuk i ishte refuzuar kërkesa për transferim (Dokument)

04.04.2017 13:19:25

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar dje se kishte kërkuar transferim të të ndjerit Naser Makollit, nga Qendra Korrektuese e Paraburgimit në burgun e Prizrenit, për në Qendrën Korrektuese në Lipjan, por që sipas tij kjo kërkesa i ishte refuzuar nga Ministria e Drejtësisë.

Mirëpo gazeta “Zeri”, posedon dokumente të cilat tregojnë të kundërtën. Kërkesa e avokati Tomë Gashi, për transformimin e tashmë të ndjerit, Naser Makollit nuk ishte refuzuar, ashtu siç ka deklaruar ai.

 

Në dokumentet të cilat ka siguruar gazeta, thuhet se “Në bazë të kërkesës/ Drejtorit/ burgosurit/ paraburgosurit, të datës 08.12.2016 për transferimin e të burgosurit Naser Makolli, nga Qendra Korrektuese/ Paraburgimit/ Burgu Prizren për në Qendrën Korrektuese/ Paraburgimit Lipjan ju njoftojmë se kërkesa është aprovuar.

Image