Trafikoi luanin në Kosovë, gjykata e dënon me burg biznesmenin

06.03.2020 17:53:24

Gjykata e Gjilanit ka vendosur që të burgosë një person, i cili akuzohet se ka trafikuar një luan në Kosovë.

A.H akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Hetuesit e akuzojnë se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.

Ai do të rrijë në burg, në pritje të vendimit nga Gjykata e Gjilanit.