Presidenti Ilir Meta mes detyrave të tij funksionale, që i përcakton qartësisht Kushtetuta e Republikës ka edhe atë të thirrjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku bëjnë pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Vendit.
Sipas Strategjisë Kombëtare të Sigurisë, që është miratuar që prej vitit 2004 në Shqipëri, siguria cënohet nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Rastet kur Presidenti Meta ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të paktën dy herët e fundit lidhen me dy emergjenca; tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia që nisi në mars.
Por, më shumë se cënim i sigurisë kombëtare, mbledhjet e 2019 dhe 2020 për presidentin Meta kanë qenë më tepër me karakter informues-organizativ për përballimin e fatkeqësive natyrore, jo domosdoshmërisht cënim nga rrugë të jashtme.
Një javë më parë në Top Story me zë dhe figurë u publikuan fakte të tmerrshme të trafikut të arabëve, ose të personave të tjerë nga vende të tjera të Ligës Arabe. Rrjete të tëra trafiku kishin gjetur mundësinë e mbërritjes së Shqipëri të ndihmuar jo pak nga institucionet shtetërore, mungesa e koordinimit dhe mosfunksionimit të tyre, apo edhe më keq korruptimit të tyre.
Kjo, duhet të ishte një arsye jo e vogël për të cilën Presidenti Ilir Meta duhet të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sepse nuk bëhet fjalë për emigrantë, por për një rrjet të tërë kriminal. Dhe në të gjithë këtë që ka ndodhur dhe vijon të ndodhë kanë dështuar SHISH, Antiterrori, Policia, apo edhe njësi të tjera ligjzbatuese dhe kontrolluese në vend.
Por, le të ndalemi më konkretisht. Në Top Story u bënë publike fakte shkresore. Gazetarët e Top Story morën të dhëna pranë qendrës së biznesit për të pyetur se si ka mundësi që regjistrohen biznese të shtetasve arabë apo edhe të tjerë, kur adresat i kanë fictive, duke e përdorur këtë si rrugën për të siguruar në Shqipëri një leje qëndrimi.
“Adresa është një e dhënë e detyrueshme, subjekti para sportelistit duhet të deklarojë detyrimisht një adresë ku do ta ushtrojë aktivitetin. Por vendi dhe saktësia e adresës mbetet në vullnetin dhe përgjegjësinë e vetëdeklarimit të vetë subjektit. Qoftë person fizik. Qoftë person juridik. Regjistruesi, juristi që merr aplikimin nuk ka kompetenca të verifikojë të dhënat. QKB nuk ka as trupa inspektuese që të dalin në terren dhe të shohin nëse adresa është e saktë apo jo”, thotë Edmond Vorfi, Drejtor sportelesh në QKB, teksa u pyet sesi mundet që në një apartament të kenë adresë më shumë se dy biznese.
Dhe skandali, kur në katin e katërt të pallatit lloji i biznesit është servis makinash, por me këtë mënyrë funksionimi të QKB mund të jetë edhe lavazh, furrë bukë, apo kantier ndërtimi!!
Duket se gjithkush kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja. Kështu, as QKB, as Tatimet, as Inspektoriati Kombëtar i Punës, as Policia, as SHISH thonë se nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë. Kjo do të thotë që çdo terrorist apo kriminel ndërkombëtar të zbarkojë në Shqipëri me një sasi lekësh, apo një kontratë biznesi dhe mund të jetë i lirë të bëjë çfarë të dojë.
Në Top Story u prezantuan kompani arabe me të njëjtën adresë biznesi. Psh, vetëm në një rast ato janë hapur të gjitha në vitin 2019. Ato kanë të gjitha të njëjtën adresë: TIRANE Rruga “Perlat Rexhepi”, Rezidenca Ivanaj, kati 4, ap.31. Janë 12 biznese në të njëjtën adresë.
Egjiptianë, marokenë, arabë, e shumë të tjerë kishin hapur kompani në QKB kryesisht ndërtime, por asnjëherë nuk ushtronin këtë biznes, por bënin trafik të pastër emigrantësh, duke shfrytëzuar skafe e gomone për të çuar në Itali njerëz që donin një jetë më të mirë në Evropë.
Provat që u publikuan të martën e kaluar në Top Story për një rrjet të mirëorganizuar trafikantësh nuk ishin një, apo dy. Nuk kishte të bënte me një rast, apo një person. Por me një rrjet të tërë që vepronte si një mafia e vërtetë, që nis nga Egjipti, apo vendet e tjera të Ligës Arabe.
Vetëm kaq mjafton që Presidenti në zbatim të detyrës së tij Kushtetuese të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sepse, kur mendon që kreu i shtetit e ka mbledhur këtë këshill për rastin e Klemend Balilit, një eksponent krimi, pse nuk duhetë të veprojë kur në Shqipëri vepron fuqishëm trafiku i arabëve.
Dhe siguria kombëtare cënohet sidomos kur faktet në Top Story treguan se edhe elementë të ISIS kanë hyrë në territorin shqiptar pasi kanë kaluar nga Greqia, Shqipëria dhe përfunduar në Kosovë.
Dhe në të gjithë këtë situatë të gjithë ngrenë supet. Të gjithë tregojnë ligjin dhe betohen se janë në respekt të dispozitave ligjore, por koha duhet të jetë tashmë për Presidentin që lehtësisht kuptohet nga faktet në Top Story se siguria është cënuar dhe se Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë duhet të








































