Tragjedi në familjen shqiptare, 5 anëtarët vdesin nga Covid

12.12.2020 16:21:54

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Kosovë, ku pesë prej anëtarëve të saj kanë humbur jetën nga Covid 19.

Ngjarja ka ndodhur në Koretini të Kamenicës, ku si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën pesë anëtarë të familjes Basha.

Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët të tjerë. Një nga anëtaret e familjes, Zyrafete Basha përmes një postimi në Facebook ka kujtuar familjarët që i humbën jetën nga ky virus.

Në postimin e saj ajo shkruan se një humbje e tillë e të afërmve ishte një sfidë për të.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……”, ka shkruar ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne”, shkruan ai