Tragjedia në Itali, shtyhen dy sfida të javës së parë të Serisë A

16.08.2018 17:01:17

Tashmë është zyrtare, 2 nga 10 sfidat e javës së parë të Serisë A nuk do të luhen për shkak të tragjedisë që ndodhi në qytetin e Genovas ku rrëzimi i një ure shkaktoi dhjetra të vdekur por plagosjen e shumë personave të tjerë. Duke parë kërkesat e 2 klubeve që luajnë në këtë qytet Sampdorias dhe Genoas, liga italiane e futbollit vendosi të shtyjë për një datë të pacaktuar takimet Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina në program të dielën e 19 gushtit.

Por apelit të presidentit të Sampdorias Massimo Ferrero i cili ka kërkuar që të shtyhen të gjitha ndeshjet e javës së parë përveç Milanit, Fiorentinës e Genoas i është bashkuar edhe Juventusi, megjithatë liga italiane e futbollit ka vendosur që 8 ndeshjet e tjera përjashto sfidat e dy skuadrave xhenoveze të luhen rregullisht sipas programit.