Një aksident tragjik që ka ndodhur sot në Prizren ia ka marrë jetën një fëmiu 5-vjeçar.
Ky i fundit, është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga zyra për media e Policisë së Prizrenit.
Ata kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit, shoferi i veturës është dërguar në mbajtje.
“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, kanë thënë nga Policia në Prizren.








































