Trajanov: PSP ka prova se përgjimet janë bërë me urdhër të OBRM-PDUKM-së

06.11.2016 11:35:46

Në një intervsitë për “Radio Evropa e Lirë”, lideri i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov, ka thënë se Prokuroria Speciale ka prova se përgjimet janë bërë me urdhër të OBRM-PDUKM-së përmes kuadrove të tyre të instaluar në MPB.

“Jam më se i sigurtë se PSP-ja ka materiale të sigurta për atë se kush ka përgjuar, me urdhër të kuj dhe kush është shfrytëzuesi i informacioneve. Unë propozoj që të ndryshojë përbërja e Këshillit Gjyqësor Shtetëror, dhe gjithë gjykatësit të zgjidhen prej në fillim”, deklaroi Trajanov.