“Transparency International” akuzon: BDI- ja ka keqpërdorur mjetet publike

22.02.2018 22:11:39
Transparency International ka ngritur dyshimet për keqpërdorimin e fondeve publike për qëllime partiake nga ana e partisë shqiptare në pushtet, BDI-së.

Ata kanë siguruar dokumente ku shihet se në llogarinë bankare të BDI-së janë bartur mjete nga ndërmarrjet publike, “Postat e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura” , “Aeroportet e Maqedonisë”, që sipas Transparency International është në kundërshtim me ligjin për parandalim të korrupsionit dhe ligjit për financimin e partive.  Janë përgjigjur menjëherë nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit.

“Pasi u shqyrtuan dhe u analizuan të dhënat e marra nga ana jonë, Ministria e Financave dhe Komisioni  Shtetëror për Revizion kanë konstatuar se dyshimet të cilat janë paraqitur janë të bazuara dhe se nga dokumentacioni i mbledhur dalin fakte dhe rrethana të cilat hapin dyshime për thyerje të normave nga ligji për Financimin e Partive politike dhe ligjit për parandalimin e korrupsionit i cili ndalon shfrytëzimin e fondeve publike, mjete prej ndërmarrjeve publike për financimin e aktiviteteve zgjedhore apo aktivitete tjera politike”, nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Nga reaksioni i shpejtë i komisionit kanë mbetur të kënaqur Transparency International, por se ka shkelë ligjin nuk është dakord drejtori i “Hekurudha të Maqedonisë-infrastruktura”. Në demantin e lëshuar për media, drejtori, Irfan Asani ka dorëzuar dokument të nënshkruar nga vet ai, ku kërkon që 5% nga rroga e tij të transferohet në llogarinë e partisë.

Asani sipas dokumentit zyrtar që e ka publikuar vet ai, gjatë vitit 2016 ka donuar 46 506 denarë për partinë e tij, raporton tv21.tv

Nga “Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti” thonë se që akuzat e komisionit janë të pabaza dhe se drejtori me këto akuza po mundohet ta fsheh punën e tij jo efikase.

“Akuzat e komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe kryetarit të saj se ndërmarrja Publike ”Hekurudhat e Maqe.donisë-Infrastruktura” është financues i partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim, janë të pavërteta dhe dashakeqe.

Në shkresën time deri te komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit e kam dërguar si dëshmi të shkruar në letër me të cilin vërtetoj se 5% nga të ardhurat e mia personale mujore, përkatësisht të rrogës sime të shkojnë si donacion për BDI-në, e jo mjetet financiare të ndërmarrjes Publike në të cilën jam drejtor, ashtu siç po mundohet të prezantojë ky komision i cili me informata të pavërteta mundohet t’a arsyetojë jo efikasitetin e punës së saj para opinionit“, nga “Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti”.
BDI-ja dhe ndërmarrjet tjera të cilat dyshohen për keqpërdorimin e fondeve publike nuk janë prononcuar.