Transplantuan dhe trafikuan organe e qeliza njerëzore, në Çagllavicë arrestohen tre persona

25.05.2019 11:09:44

Janë arrestuar tre persona, dy nga ata shtetas të huaj, nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën në ‘transplatim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:50, në Çagllavicë.

Siç thuhet në raport, njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.